Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Levan-Tepelenë. Fatbardha Lelaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në spitalin e Fierit.
53-vjeçarja udhëtonte me bashkëshortin e saj 54-vjeçar Sokrat Lelaj, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të ëmën e saj 78-vjeçare Bylyre Salaj, kur u përplasën me një tjetër makinë.
Efektivi dhe nëna e gruas gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.
Tre personat e plagosur janë anëtarë të së njëjtës familje.