Revista prestigjoze Forbes, ka axhornuar listën me njerëzit më të pasur në botën e futbollit dhe ka jo pak surpriza mes emrave shumë të njohur.
Carlos Slim, njeriu i 16 më i pasur në botë me 62.8 miliardë dollarë pasuri fizike është i pari sipas Forbes mes njerezve që zotërojnë një klub futbolli, konkretisht Oviedon ne kategorine e dytë të Spanjës.
I dyti ka sërish një klub jo kaq te madh siç është Rennes në Francë dhe e zotëron multimiliarderi Francois Pinault me një pasuri prej 42.3 miliardë dollarë dhe i treti është pronari i Red Bull,(Leipzig e Salzburg), Mateschitz qe ka një pasuri prej 26.9 mld dollarë.
Këta të tre janë peshat e rënda sipas revistë së njohur ndërsa renditja vijon më pas me Abramovich të Chelseat, Ricardo Salinas Pliego të Club Mexico, Kroenke I Arsenal etj. Ndër emrat e njohur të klubeve të famshme janë edhe Berlusconi që renditet i 9 me 7.6 miliardë USD dhe një vend poshtë tij, Zhang i Interit me 7.4 miliardë USD pasuri.
Bie në sy që pronarët e klubeve të mëdha si Perez apo Henry janë shumë më poshtë me nga 2.8 miliardë dhe 2.4 miliardë euro.
Më poshtë shihet edhe tabela e më të pasurve në botën e futbollit:
- Carlos Slim, 62,8 miliardë (16° në botë) – Real Oviedo;
- François Pinault, 42,3 miliardë (32°) – Stade Rennais;
- Dietrich Mateschitz, 26,9 miliardi (56°) – RB Leipzig, RB Salsburg;
- Roman Abramovich, 14,5 miliardë (142°) – Chelsea;
- Ricardo Salinas Pliego, 12,9 miliardë (166°) – Mazatlán F.C (Messico);
- Philip Anschutz, 10,1 miliardë (224°) – LA Galaxy;
- Stanley Kroenke, 8,2 miliardë (304°) – Arsenal;
- Shahid Khan, 8 miliardë (308°) – Fulham;
- Silvio Berlusconi, 7,6 miliardë (327°) – Monza;
- Zhang Jindong, 7,4 miliardë (339°) – Inter;
- Rocco Commisso, 7,2 miliardë (352°) – Fiorentina
- Dmitry Rybolovlev, 6,7 miliardë (391°) – AS Monaco;
- Famiglia Saputo, 5,7 miliardë (486°) – Bologna;
- Paul Singer, 4,3 miliardë (665°) – Milan;
- Dan Friedkin, 4,1 miliardë (705°) – Roma;
- Renzo Rosso, 3,3 miliardë (925°) – Vicenza;
- Peter Lim, 3 miliardë (1008°) – Valencia;
- Farhad Moshiri, 2,9 miliardë (1064°) – Everton;
- John Henry, 2,8 miliardë (1111°) – Liverpool;
- Mike Ashley, 2,4 miliardë (1299°) – Newcastle;
- Florentino Perez, 2,1 miliardë (1517°) – Real Madrid;
- John Elkann, 2 miliardë (1580°) – Juventus;
- Antonio Percassi, 1,3 miliardë (2263°) – Atalanta;
- Enrico Preziosi, 1,1 miliardë (2524°) – Genoa;
- Marco Squinzi, 1 miliardë (2674°) – Sassuolo.