Relebët Houthi godasin anijen ushtarake amerikane në Gjirin e Adenit

Një sulm ndaj anijes së mallrave ushtarake amerikane “Ocean Jazz” në Gjirin e Adenit është kryer nga Houthi të hënën, sipas asaj që ka bërë të ditur përfaqësuesi i lëvizjes jemenase.

“Forcat e armatosura të Jemenit vazhdojnë t’i përgjigjen çdo sulmi amerikan ose britanik kundër vendit tonë, duke synuar të gjitha burimet e kërcënimit në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik ,” tha zëdhënësi ushtarak i Houthi, Yahya Sariyah në një deklaratë rreth sulmit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, komandanti i lartë i marinës amerikane në Lindjen e Mesme, zëvendësadmirali Brad Cooper , i tha Associated Press se Irani ishte “i përfshirë drejtpërdrejt” në sulmet e anijeve të kryera nga rebelët Houthi të Jemenit.

Sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve në dhe rreth Detit të Kuq në javët e fundit kanë ngadalësuar tregtinë midis Azisë dhe Evropës dhe kanë ngritur shqetësime për një përshkallëzim të luftës në Gaza.

Huthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, thonë se sulmet e tyre janë në solidaritet me palestinezët e sulmuar nga Izraeli në Gaza.

Që nga java e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ndaj objektivave Houthi në Jemen dhe këtë javë e kanë kthyer milicinë në listën e grupeve “terroriste”./albeu.com


Shtuar 22.01.2024 19:29