“Regjimit iu hoq maska”/ Edison Lika pas 100 ditësh protestë: Nesër deputetët do të përballen me vezë para Kuvendit

Pas 100 ditësh rezistencë qytetare, aktivisti Edison Lika deklaroi në emisionin “Minuta e parë” në News24, ku ishte përballë gazetares Ola Bruko, se protesta ka rrëzuar propagandën e ekzekutivit dhe ka rikthyer besimin e qytetarëve.

Sipas Likës, rezultati më i rëndësishëm i kësaj qëndrese është bashkimi i njerëzve dhe ringjallja e shpresës për një demokraci aktive.

Të lidhura

None found

“Ne kemi fituar besimin te njëri-tjetri dhe te diaspora jonë, e cila nuk është më thjesht një bankomat apo shtet social i munguar, por janë vëllezërit e motrat tona që do të na ndihmojnë për demokracinë,” u shpreh ai.

Aktivisti tha se përmes protestës, regjimit iu hoq maska përpara ndërkombëtarëve, mediave të huaja dhe eurodeputetëve. Ai pretendoi se tashmë është bërë e qartë që Shqipëria drejtohet nga një autokraci dhe jo nga një demokraci liberale. Gjithashtu, sipas tij, lëvizja ka rikthyer shpresën te qytetarët që deri tani e shihnin emigrimin si të vetmen rrugëzgjidhje.

Duke folur për shoqërimet në komisariate dhe episodet e dhunës policore gjatë tre muajve të fundit, Lika deklaroi se represioni nuk ka arritur ta ndalë lëvizjen qytetare. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ai paralajmëroi një përballje të drejtpërdrejtë me deputetët.

“Për sa kohë strategjia e atyre në pushtet nuk ka ndryshuar dhe vazhdojnë të kenë veshë të shurdhër, ne do të jemi aty për t’ju thënë se nuk kemi ndryshuar. Do të jemi nesër te Parlamenti për t’i prit me përshëndetje dhe me vezë të gjithë deputetët që nuk na kanë përfaqësuar, por kanë përfaqësuar krimin e organizuar, oligarkinë dhe kryetarët e partive të tyre,” – nënvizoi aktivisti.

Lika vlerësoi se një nga arritjet kryesore të protestës është ndikimi në përcaktimin e diskursit publik. Sipas tij, çdo problem social apo fatkeqësi, përfshirë edhe valën e zjarreve që përfshiu vendin ditët e fundit, ka gjetur zërin e saj vetëm në sheshin e protestës.

Ai shtoi se protesta ka marrë rolin e një parlamenti të vërtetë qytetar, funksion që institucionet zyrtare, sipas tij, e kanë braktisur prej kohësh.


Shtuar 7.09.2026 14:28

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet