Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje një muzikant ukrainas në banesën e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Khersonin e pushtuar. Lajmi u dha nga Ministria e Kulturës në Kiev. Dirigjenti Yuriy Kerpatenko nuk pranoi të merrte pjesë në një koncert për të demonstruar “paqen”.
Koncerti i 1 tetorit kishte për qëllim të shfaqte orkestrën e dhomës Gileya, dirigjenti kryesor i së cilës ishte Kerpatenko, por ai “refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte”. Kerpatenko, i cili ishte gjithashtu dirigjenti kryesor i Teatrit të Muzikës dhe Dramës Mykola Kulish në Kherson, kishte postuar mesazhe sfiduese në faqen e tij në Facebook deri në maj.
Pas vrasjes së tij, dënimi nga artistët ukrainas dhe ndërkombëtarë ishte i shpejtë. Muzikantë nga e gjithë bota dënuan veprimet e Rusisë. Veprimet e rusëve janë “gjenocid i pastër”, tha dirigjenti Semyon Bychkov nga Parisi./ The Guardian