Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte pasditen e sotme në Elbasan për të diskutuar me kryebashkiakët e këtij qarku lidhur me reformën në ujësjellës-kanalizime.
Balluku kritikoi shifrat e paraqitura nga Ujësjellësi i Peqinit dhe Belshit.
“Peqini në 2018-20 deklaronte 60.5% ndërkohë që sot ka arritur në 70.73%, pra ka një rritje të ujit të papaguar në 10%. Peqini si duket ka vendosur të bëhet bamirës dhe ka ngritur shifrën e ujit të papaguar apo humbjeve teknike.
Në Belsh kemi një problem shumë serioz, që duhet ta diskutojmë. Të gjitha deklarimet janë të rreme, sepse ju keni deklaruar që humbja juaj në 2018-20 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar pak e keni bërë 20%. Kjo nuk ka shans të ndodhë, pasi nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Ju në 2018 para investimeve keni deklaruar 16% humbje, të njëjtat deklarata janë në të gjitha tabelat. Pra deklaratat tuaja nuk e vë në dyshim që nuk keni mendim të pasëm për të bërë këtë lloj deklarate.
Ju bën thirrje, do të merret edhe drejtori i AKUM-it, ju bëj thirrje që duhet të bëheni serioz, drejtor ktheu në zyrë, duhet të thërrasësh vartësit dhe të ulesh dhe të bësh deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% humbje do të ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë, këtë problem do ta ndreqni sot, që është e premte.
Që ne të bëjmë reformën na duhet të kemi shifra të përafërta. E di që nuk matni as burimin as depon, por sikur e bëjnë të tjerët do ta bëni edhe ju dhe nuk do të vini më me këto shifra qesharake. Nuk po ju gjykoj apo akuzoj, por nuk keni bërë punën si duhet” tha ministrja./ Abcneës.al