Ish-kryeministri Sali Berisha u është drejtuar mbrëmjen e sotme komisionerëve të Referendumit për shkarkimin e Bashës, të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.
Postimi i Berishës:
Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb. /albeu.com