Reçipetat nuk lejojnë varjen e gjoksit? Kjo është e vërteta

Cili është momenti më i mirë i ditës për një grua? Ai moment kur kthehet në shtëpi dhe heq reçipetat, duke u thënë lamtumirë llastikëve që s’i lënë të marrin frymë lirshëm dhe telave aspak të rehatshme. Edhe pse na janë bërë pjesë e trupit dhe ndonjëherë as e vëmë re që i kemi veshur, të gjitha biem dakord për faktin që ndihemi më mirë pa to.

Pyetja që bëjmë të gjitha është: Të ndenjurit dhe të punuarit nga shtëpia për shkak të pandemisë e cila na jep lirinë të rrimë pa to është ok apo vë në rrezik tonifikimin e dekoltesë sonë? Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për këtë çështje:

Të qëndrosh pa reçipeta, nuk të bën keq

Mbylljet e forta, rripat shtrëngues, telat e padurueshëm, mekanizmat lirues e shtrëngues në shpatulla, janë një torturë e vërtetë ndonjëherë. Megjithatë efekti final është shumë i dëshirueshëm, sidomos kur vishni modele sensuale dhe shumë femëore.

Por çfarë ndodh nëse kur jeni në shtëpi i lini në dollap? Lucky Sekhon, endokrinolog riprodhues në Reproductive Medicine Associates në Nju Jork, mendon se mund të ndiheni të lira të mos i vishni reçipetat nëse kaloni shumë kohë në shtëpi.

Lëshimi i gjoksit është i lidhur me gjenetikën

Por ekzistojnë edhe përjashime për këtë rregull: gratë me një gjoks të gjerë dhe të rëndë do të bënin mirë t’i vishnin reçipetat edhe në shtëpi. Arsyeja? Ju japin suport duke evituar sforcimin e shpinës dhe përkeqësimin e posturës.

Kush vrapon dhe bën aktivitet fizik duhet të veshë reçipeta komode të cilat mbrojnë gjoksin dhe muskujt e toraksit. Për sa i përket çështjes së gjoksit të varur, që është edhe çështja më shqetësuese dhe besohet se favorizohet nga zakoni i të mbajturit të reçipetave gjatë gjithë kohës, duhet thënë që është një mit fals.

Sipas dr.Sekohn, studimet nuk kanë treguar se veshja e rregullt e reçipetave redukton varjen e gjoksit. Sipas tij, gjoksi i varur është i lidhur me gjenetikën dhe kapacitetin e muskujve dhe indeve t’i rezistojnë kalimit të kohës.

 


Shtuar 4.08.2021 22:58