Realizoi golin e barazimit ndaj Ajax, Yaremchuk nxjerr fanellën e dedikuar për ushtrinë ukrainase

Ditën e djeshme u luajt ndeshja e  vlefshme për raundin e Champions League midis Benficës dhe Ajax.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, ku ukrainasi Yaremchuk barazoi rezultatin për portugezët. Ai festoi duke hequr fanellën e tij të klubit dhe nxorri bluzën e stampuar me një simbol të ushtrisë ukrainase, Tryzub (Trident). Ai e puth disa herë simbolin ku lëshon një mesazh të qartë për situatën e vështirë në Ukrainë, ku i kushtoi edhe një karton të verdhë.

“Është shumë e vështirë të flasësh për këtë, është një situatë e vështirë në vendin tim. Futbolli është futboll sigurisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin në Ukrainë dhe nuk mund të rrija pa reaguar.

E kam të vështirë të përqëndrohem në fushë nga kjo situatë, por unë jam duke bërë maksimumin që të ndihmoj ekipin tim”, është shprehur Yaremchuk./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 09:44