Reali zyrtarizon super blerjen (VIDEO)

Real Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me David Alava, i transferuar te Los Blancos me kosto zero nga Bayern Munich.

28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të paguhet 11 milionë euro në sezon, ka bërë të ditur Marca.

Real Madrid ka fituar garën me Manchester City, Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Chelsea për të siguruar shërbimet e autriakut.


Shtuar 28.05.2021 18:27