Real Madridi dhe RB Leipzig kanë hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për transferimin e Yan Diomande.
Sipas gazetarit të Sky Germany, kostoja e përgjithshme e marrëveshjes për anësorin e talentuar nga Bregu i Fildishtë pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë.
Të lidhura
None found
Shuma totale, duke përfshirë edhe bonuset e lidhura me paraqitjet dhe performancën, parashikohet të lëvizë nga 130 deri në 140 milionë euro.
Palët po diskutojnë ende mënyrën përfundimtare të pagesës dhe ndarjen e strukturës financiare të transferimit.
Edhe pse dy klubet janë afruar ndjeshëm me një marrëveshje përfundimtare, Diomande nuk ka marrë ende autorizimin për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, synon që 19-vjeçari të bashkohet me ekipin në kampin stërvitor sa më shpejt të jetë e mundur.
