Besiktasi pritet ta mbajë Milot Rashicën në skuadër, pasi trajneri Vincenzo Italiano nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi kosovar përpara nisjes së sezonit të ri.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj vere, situata e Rashicës ishte e paqartë dhe klubi turk kishte pranuar disa oferta për transferimin e tij. Vendimi përfundimtar, megjithatë, iu besua trajnerit të ri italian.
Mediat në Turqi raportojnë se paraqitjet e Rashicës e kanë bindur Italianon, i cili nuk synon ta miratojë largimin e tij, përveç rastit kur Besiktasi pranon një ofertë të jashtëzakonshme.
Reprezentuesi i Kosovës hyri nga stoli në ndeshjen e kthimit kundër Midtjyllandit dhe realizoi golin e parë për ekipin e tij. Kjo paraqitje i la përshtypje shumë të mira teknikut italian.
Italiano kërkon të ketë sa më tepër alternativa në krahët e repartit ofensiv, ndaj e sheh Rashicën si një pjesë të rëndësishme të skuadrës për sezonin e ri.
Në sezonin e kaluar, 29-vjeçari u paraqit në 33 ndeshje me fanellën e Besiktasit, duke shënuar pesë gola dhe dhënë 11 asistime në të gjitha garat.
Rashica ka luajtur vetëm 50 minuta në dy përballjet me Midtjyllandin gjatë sezonit aktual. Pavarësisht hapësirës së kufizuar në fushë, ai ka arritur të sigurojë besimin e trajnerit Vincenzo Italiano.
