Policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një shtetas 22-vjeçar nga Sllovakia, i cili rezultonte i kërkuar nga Interpoli i Gjermanisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, ngjarja ndodhi më 04.08.2026, rreth orës 21:00, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në momentin kur i riu po hynte në territorin e shtetit.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit në evidencat operative, zyrtarët policorë konstatuan se B.F. (22) nga Sllovakia ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli-Gjermani.
22-vjeçari është shoqëruar dhe ndaluar në një stacion policor, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme, bëri të ditur MPB./Telegrafi/
