Reaksion nga lëndët kimike, pësojnë skuqje në krah 8 punonjëse të kompanisë së huaj në Fier

Disa punonjëse të një kompanie të huaj për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike në Fier kanë shfaqur probleme shëndetësore rreth orës 20:30 dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia njofton se 7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Punonjëset kanë pësuar skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës në kompaninë që operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet.

“Rreth orës 20:30, disa punonjëse të një kompanie për prodhimin e sistemit elektrik dhe të pjesëve automobilistike, kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

7 prej tyre kanë marrë ndihmën e parë në ambientet e kompanisë, dhe janë larguar në banesë, ndërsa njëra prej tyre vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia. /albeu.com 


Shtuar 21.02.2024 20:50