Reagon për herë të parë CR7 pas humbjes të djalit, ka një mesazh për tifozët e Liverpool (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të djalit të tij.

Manchester United luajti ndaj Liverpoolit, dhe tifozeria e Liverpool, së bashku me atë të United, në minutën e shtatë filluan të duartrokisnin dhe të këndonin të gjithë së bashku himnin e klubit të Liverpoolit, “You Never Walk Alone”, që do të thotë “ Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”.

Këtë këngë tifozeria në Anfield ia dedikoi foshnjës së Ronaldos i cili ndërroi jetë pak ditë më parë gjatë lindjes.

Mesazhi i Ronaldos për tifozët e Anfield:

“Një botë, një sport, një familje globale…

Faleminderit Anfield ! Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie që ju treguat për ne”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 12:55