“Reagimi i Ronaldos është i papranueshëm”

Ish mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Meira ka thënë se ylli Cristiano Ronaldo bëri gabim që gjuajti shiritin e kapitenit në tokë.

Dje, sulmuesit së Juventusit iu mohua goli i minutës së fundit ndaj Serbisë dhe ishte i zemëruar mjaftë shumë, sa që gjuajti shiritin e kapitenit dhe u largua nga fusha pa përfunduar ndeshja, transmeton lajmi.net.

Meira mendon se reagimi i kapitenit ishte i papranueshëm për një lojtar të nivelit të tij.

“Është e qartë se ishte gol, por Ronaldo nuk mund ta gjuajë shiritin e kapitenit në tokë ashtu”.

“Reagimi i Cristianos ishte natyral, por e papranueshme si kapiten i Kombëtares. Nuk mund ta gjuash shiritin e kapitenit dhe të shkosh në dhomën e zhveshjes kur ndeshja ishte duke vazhduar”.

“Nuk është e pranueshme për një lojtar të nivelit të tij. E kuptoj zemërimin e tij dhe pranoj se goli i tij duhet numëruar, por arbitri duhet të vendos pa VAR dhe ai duhet të jetë shembull”, deklaroi ai.

Dje, ndeshja mes Serbisë dhe Portugalisë mbaroi me rezultat 2 – 2.


Shtuar 28.03.2021 16:25