Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë te fitorja e Kosovës ndaj Suedisë (FOTO LAJM)

Sot do të përballen Kosova dhe Suedia në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Botëror, “Katar 2022”.

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka publikuar një sondazh ku ka pyetur tifozët për epilogun e ndeshjes Kosovë – Suedi.

Sondazhi tregon se shumica e tifozëve kishin votuar pro fitores së Kosovës.

52% e të anketuarve kishin votuar në favor të Kosovës.

40% kishin votuar pro Suedisë dhe për barazim kishin votuar 8%.

Kosova do përballet me Suedinë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Shtuar 28.03.2021 16:05