Deputetja Jorida Tabaku, para se të hynte në Kuvend, tha për gazetarët se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian adresoi shqetësimet e ngritura nga opozita.
Ajo tha se raporti përmendte si shqetësim serio korrupsionin në nivele të larta, ndërsa shtoi se adresohej qartë edhe rasti i imunitetit të Belinda Ballukut pasi socialistët e mbrojtën.
Të lidhura
None found
Tabaku shtoi se rekomandimet e adresuara në këtë raport duhet të shihen nga qeveria si një plan pune për të vijuar në rrugën përpara drejt integrimit në BE.
“Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe sic citohet në raport të gjitha shqetësimet e OSBE ODIHR gjejnë vend edhe aty dhe bëjnë thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe territoriale me përfshirjen e opoitës. Së dyti, ngre shqetëimse serioze për luftën kundër korurpsionit, për rolin e parlamentit dhe gjykatat, dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e cështjes së imunitetit me përparësi duke iu referuar rastit të ish zv kryeministres ka një pjesë të gjerë edhe për lirinë e medias, për sulmet ndaj gaztearëve dhe paditë strategjike. Flet për rolin e parlamentit, për faktin se parlamenti duhet të plotësojë rolin e tij dhe hapësirën e opozitës.”, tha Tabaku.
