Raporti i DASH, reagon ambasadorja Kim: SHBA mbështet Reformën në Drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Ambasdorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim ka reagur pas publikimit të raportit  të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njëriit.

Kim shprehet se SHBA-të janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Gjithashtu shton se mbështet reformën në drejtësi.

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriu. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet fort reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar, dhe forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim./albeu.com


Shtuar 13.04.2022 12:10