Sipas një raporti në Greqi, shqiptarët atje kontrollojnë rrjetin e kokainës doke gjeneruar miliona dollar të ardhura.
Raporti grek flet edhe mbi fushat e biznesit ku shqiptarët e pasur investojnë milona euro të fituar nga tregtia e Kokainës.
Rasti i arrestimit të ish-futbollistit 32-vjeçar dhe të dashurës së tij me 8 kilogramë kokainë është vetëm një pjesë e vogël e një sistemi të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës. Importet masive të kokainës në Greqi, e cila mund të kalojë 10-15 ton në vit (me vlerë më shumë se 500,000,000 euro), por edhe në vendet e tjera evropiane tani bëhen kryesisht nga mafia shqiptare. Rrjeti shqiptar ka ngritur “baza” në Kolumbi, Ekuador dhe kanë kontakte të vazhdueshme me bashkatdhetarët e tyre në të gjithë botën.
“Trafikantët shqiptarë të drogës kanë shuma të mëdha parash,”-u shpreh një drejtues i lartë i policisë greke për gazetën “To Vima”. Po ashtu, ai theksoi se disa ditë më parë kishte informacion në lidhje me një aksion të organizuar të trafikantëve shqiptarë të drogës edhe në Islandë, e cila kërkoi ndihmë urgjente dhe informacion nga shërbimet e huaja të zbatimit të ligjit.
Shumica e të ardhurave të mafias shqiptare, sipas analizave të të dhënave, investohen kryesisht në hotele dhe resorte në Adriatik.
“Mënyra kryesore e importimit të kokainës në Greqi është përmes kontejnerëve me banane dhe kafesë që vijnë nga vendet e Amerikës së Jugut,”- tha më tej zyrtari grek.
Në raportin e policisë greke ekzistojnë gjithashtu gjetje në lidhje me rolin e “karantinës” për shkak të Covid-19 në trafikun e drogës. Po ashtu bashkëpunimi i vazhdueshëm i mafias shqiptare me trafikantët marokenë të drogës./albeu.com