Ramës nuk i del inati me Braverman: Politikanët gabojnë dhe kërkojnë ndjesë, por asaj nuk i vjen keq

Deklaratat e sekretares britanike Suella Braverman, e cila i ka cilësuar shqiptarët kriminelë, kanë bërë bujë për gjithë këta muaj, dhe kryeministrit Edi Rama nuk i del “inati” me të, pasi ajo nuk ka kërkuar falje për çfarë ka thënë.

Rama u shpreh se komuniteti shqiptar në Britani nuk ka çfarë të bëjë asgjë për të ndryshuar perceptimin e britanikëve, por vetëm të vazhdojnë përpara dhe të nderojnë famurin e Britanisë dhe atë të Shqipërisë.

“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte se po thoshte diçka të gabuar. Politikanët thonë gjëra të gabuara dhe pendohen më pas, më ka ndodhur dhe mua. Ndonjëherë fjalët shpëtojnë, por më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. Kështu që nuk mund të bësh asgjë për ndryshimin e perceptimit për shqiptarët në Britani. E vërteta e kominitetit shqiptar ka kontribuar shumë dhe duhet të jetojnë më gjatë se Braverman. Jini krenarë nga vini dhe nderoni flamurin britanik dhe atë shqiptar. Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që ju është dhënë nga të tjerët për të mbledhur vota, do të ekzistojnë gjithmonë për aq sa do të ekzistojë demokracia”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 24.03.2023 08:47