Ramës nuk i del e “keqja” me Bashën: Dhëndri premton ta bëjë ditën natë!

Pak pas përgjigjes së PD-së lidhur me akuzat e Ramës kundrejt kreut demokrat Lulzim Basha, Rama ka reaguar sërish me një postim në rrjetin social Twitter.

Ai shkruan se është i shqetësuar për njerëzit, ndërkohë që thumbon Bashën për gafat në fjalime.

“O lula unë jam i frikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e turpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndrri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatkeqësisht!”-shkruan ai.


Shtuar 30.03.2021 14:00