Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Ohër ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.
Por pasi përfundoi fjalën, Ramës i ndodh një “incident” i vogël teksa pengohet në momentin e largimit. Ai u pengua në shkallën e podiumit, por arriti të ruante ekuilibrin.
Rama ka ironizuar Bashkimin Europian lidhur me atë që e konsideroi si zvarritjen e procesit të hapjes së negociatave me vendin tonë.
“Kur shkoj sot në Bruksel dhe kur i shoh më vjen shume keq për ta, mundohem si jap kurajo, edhe pse më përpara më dukej sikur ishin yje që më jepnin kurajo”, tha Rama ndër të tjera./albeu.com