“Ramës do t’ia firmosim fundin”, Berisha: Puthet pllaq e plluq me Dodikun dhe kërkon hetim ndaj meje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama për të cilin thotë se ka lovuar për ta shpallur atë non grata.

Sipas Berishës, Rama po sulmon SPAK sepse e ndjen që opozita do t’ia firmosë fundin, ndërsa shton se kërkon hetim për të në një kohë që vetë puthet me përfaqësuesin serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik.

“Ky (Rama) thërret e bërtet që prej një muaj. Sulmon SPAK-un sepse e sheh që opozita e vërtetë do të firmosë fundin e tij. Ky ka shpifur në DASH dhe ka lobuar në mënyrën më korruptive për shpalljen time “non grata” kur puthet pllaq e plluq me Dodikun, në Bosnje dhe tani u kërkon  gjykatësve dhe prokurorëve të vërtetojnë shpifjt e tij ndaj meje në raportin e tij fals”, tha Berisha./albeu.com

 

Shtuar 13.05.2022 12:43