Goditet “Call Center-i” në Durrës, nën hetim 7 punonjës

Në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

Dorjan Nika, 27 vjeç,  Olsiana Mucollari, 31 vjeç,  Aleksander Staka 26 vjeç, Marsida Dauti 28 vjeç, Edmond Shehu 31 vjeç, Iva Jaupi 30 vjeç, Eldrit Papadhima 22 vjeç, dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në në subjekt privat. /albeu.com