Rama zbulon arsyen pse u prish marrëveshja me Bashën në 2017

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrëveshja e firmosur me kreun e Partisë Demokratike në 17 maj të vitit 2017.

Ai tha ne Euronews se kanë firmosur një dakordësi mes tyre për të punuar së bashku pa cenuar identitetin e partive të cilët ata përfaqësojnë.

“Jo për bashkëqeverisje jo, por për bashkëpunim po, sepse Basha ra pre e tundimit për të marrë rrugën më të thjeshtë, rrugën e konfliktit duke u përpjekur të tregojë se është lider i fortë. Bashkëpunimi që ne ramë dakord, është edhe i shkruar, ka qenë i lidhur me mënyrën si opozita dhe qeveria mund të punojnë së bashku pa cenuar aspak rolin dhe identitetin e tyre dhe ajo që i kam kërkuar Bashës ka qenë që së pari çështjet e brendshme mes partive të mos diskutohen”, tha Basha.

Po ashtu, ai thotë se ishin pajtuar se në situata të vështira pozita dhe opozita duhet të bashkëpunonin me njëra-tjetrën, duke bërë njëkohësisht edhe mbrojtjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Në anglisht të dyja palët të jenë avokatët e Shqipërisë dhe të mos e bëjnë Shqipërinë copë. Për problemet e rëndësishme, kryetari i qeverisë dhe i opozitës komunikojmë. Nëse PS nuk fiton kjo ftesa nuk ka asnjë vlerë. Këtë ftesë e bëj se Shqipëria ka nevojë të shkojë në një hap tjetër”, tha ai.

 

Shtuar 20.04.2021 10:04