Rreth 4 vite më parë kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga nata kur nënshkroi marrëveshjen e 17 majit të 2017 me kryedemokratin Lulzim Basha.
Me ironi, gjatë një aktiviteti politik në Bylis, Rama tha se kishte përdorur gjithë arsenalin e batutave që Basha mos të shkonte për të fjetur.
“E vetmja gjë që nuk gënjen në program është taksa. Nga 0 do e çojë në 9%. Pse? Të flejë Luli në Kryeministri? Le të flejë tek SHQUP ose në makinë, siç e kishin kaput dje.
Luli le të flejë në makinë. Dhe habitem nga ata që habiten. Unë e kam pasur përballë dhe kam përdorur arsenalin e batutave të mua që mos ma zinte gjumi në tavolinë.
Derisa bëmë marrëveshjen. Se ishte dhe vonë. Kisha hall se po ma zë gjumi dhe thosha do e pres deri nesër këtu.
Le të shkojnë tek përputhen, po mos t’i vënë vetes taksë për gjumin e Lulit. Përsa kohë jemi në qeveri, le të shkojnë e të shohin Për’puthen,”-tha Rama.