Rama vë në siklet Ballukun, e kritikon: Mos u nxito t’ia marrësh fjalën koleges, se tregon atë që…

Kryeministri Edi Rama ka “kritikuar” ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun.

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Rama njoftoi marrëveshjet që do të firmosen mes dy ministrave në këtë fushë.

Rama iu drejtua ministre së tij, Balluku, por më pas ia hoqi fjalën asaj, dhe ia kaloi ministres së Kosovës.

Balluku: Si e kemi radhën?

Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë se besoj që kur flas unë… jo nuk do ia marrësh sepse i takon, e kemi ndryshe, Albini ua jep fjalën të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria unë atyre që kemi gjetur këtu në Prishtinë, kështu që mos u nxito t’ia marrësh fjalën koleges, se tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin po aq keq për gratë.

Shtuar 20.06.2022 12:29