Rama uron Trump: Mezi pres të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar partneritetin mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama, ka uruar Donald Trump, duke u shprehur se kjo ishte një fitore e jashtëzakonshme.

Kreu i shtetit, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Rama theksoi se mezi po pret privilegjin për të punuar me Presidentin e 47-të, për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

Reagimi:

“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme???????? Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.

Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm????????”, shkruan Rama.

 


Shtuar 6.11.2024 09:35