Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, rreth presidentit të ri.
Rama ka treguar se sa kohë do ta presin kreun e grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeajn, për të negociuar për emrin e Presidentit të ri.
Shefi i qeverisë tha se është një proces që do ndiqet nga komisioni.
Ndërsa shtoi se edhe nëse opozita nuk do të sjellë asnjë emër, nuk do të ishte ndonjë surprizë e madhe.
Pyetje: Sa kohë do e prisni Alibeajn për negociata?
Rama: Është një proces që po e ndjek komisioni që është ngritur. Nuk ka problem afatesh, po ndërtohet procesi, por sigurisht që do të presim deri në momentin që do të dërgohen emra. Nëse nuk sjellin asnjë emër, nuk do ishte dramë, sepse ata asnjëherë nuk kanë sjellë emra. Kur ne ishim në opozitë, ne edhe pse e dinim që nuk kishim vota kishim propozimet tona./albeu.com/