Kryeministri Edi Rama, ka postuar një fotografi me djalin e vogël të tij, Zahon, në faqen e tij në Facebook.
Rama krahas fotografisë ka bërë edhe një shkrim të shkurtër dhe humoristik.
Të lidhura
None found
“Kur nën ferrë çel trëndafili”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Zaho kohët e fundit ka qenë disa herë pjesë e aktiviteteve të Ramës, ku kujtojmë pjesëmarrjen e tij në fushatën përmbyllëse në Vlorë. Zaho atje tha “e dua Vlorën”, gjë që bëri mjaft bujë në media asokohe./albeu.com/
