Rama thirrje shqiptarëve: Nuk keni arsye të ndërroni kryeministër! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në këto momente në Durrës një takim electoral ku po prezanton planin e PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se duke parë planin e PD, shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për t’a ndërruar kryeministrin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse ka një arsye që çdo biznes që mos ta ndërrojë  Kryeministrin është takasa zero. Se  kur çohesh në mëngjes nuk të vjen me ta hap dyqanin luli se Luli është gjumë.

Nuk shet Luli në  gjumë, prandaj nuk ka arsye  për ta ndërruar Kryeministrin kur nga taksa zero të shkosh të paguash më shumë taksë. Taksa e sheshtë është krijuar për ata që fitojnë më shumë, jo për ata që fitojnë më pak.

Si mund të shkojë një mësue një mjek, një shofer që ka një rrogë nga 400 deri në 800 mijë lekë dhe të votoj për taksën e sheshtë. Të votoj për të hequr  para nga xhepi për të vën lulin Kryeministër. Do të heqim taksën mbi pagën, që janë 63 % e shqiptarëve që kanë pagën 400 mijë lekë, përse të votoj për taksën e sheshtë.

Nëse në shpi do të cosh më shumë para, e ke fare kollaj me Edi Ramën. Mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Rama. Kur të dalë Edi Rama në televizor, çoje te sporti, te filmat turk, ose çoje te përputhen dhe përputhu dhe vetë.


Shtuar 26.03.2021 19:03