Kryeministri Edi Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç janë takuar në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelenksy.
Kujtojmë se Rama u nis dje për në Kiev me ftesë të Zelenskyn, liderin e vendit që është postuar nga Rusia që nga 24 shkurti.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/751957409151630
Pamjet e takimit i ka ndarë në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Edhe Zelensky ka ndarë pamjet dhe shkruan: “Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazovic”./albeu.com