Para pak minutave, Kryeministri Edi Rama, ka takuar në Berlin Presidentin Federal të Gjermanisë Frank ëalter Steinmeier.
Rama zhvilloi me Steinmeier një takim “kokë më kokë”, në Presidencën Federale.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.
Bashkëbiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.
Biseda u përqendrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës./albeu.com/