Rama takim me studentët në Vlorë: Reforma në arsimin e lartë do të sjellë në universitete të njëjtat standarde si në vendet e BE

Kryeministri Edi Rama në një takim me studentët shqiptarë dhe të huaj në Vlorë, ka folur në lidhje me reformën në arsimin e lartë, duke u shprehur se po hidhen hapa në mënyrë sistematike për përmirësimin e tyre.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/147907354866845

“Në do të jemi në gjendje t’u japim nxënësve që mbarojnë  shkollën dhe përgatiten për univeristet që të kemi në Shqipëri zgjedhje të larmishme, njësoj si në vendet e Eupopës.. Dhe kjo është e mundur përmes ndërkombëtarizimit. Besoj që me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen në mënyrë sistematike, po krijohen disa zakone të reja për ta parë veten dhe univeristetin si pjesë e një rruge që nuk mund të pritet që gjithcka të vijë nga qeveria por dhe nga forcat e brendshme dhe bashkëpunimet me universitetet e tjera. Me BE kemi arritur aksesimin në universitetet e rrjetit europian, që jep mundësinë e ndërveprimit, pa pritur integrimin në BE. Universiteti duet t;i shfrytëzojë sa më mirë. Ne kemi qenë dhe jemi të vëmendshëm dhe të gatshëm që të mbështesim univeristetin e Vlorës me të gjitha mundësitë që kemi”, tha Rama.albeu.com


Shtuar 27.05.2023 10:11