Në një status në rrjetin social Facebook, Edi Rama ka reaguar për takimin me ministrin e jashtëm Nikos Dendias.
Me anë të postimit kryeministri shprehet se ishte një takim i frytshëm për çështje me interes kryesisht bashkimit të popujve.
Gjithashtu kryeministri Rama ka publikuar edhe foto nga takimi i zhvilluar me ministrin e Jashtëm Dendias.
“Me Ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias, në një bisedë të frytshme për çështje me interes që bashkojnë popujt tanë”, shkruan Rama bashkangjitur fotove të publikuara.