Rama takim me homologun egjiptian, marrëveshjet që nënshkruan bashkë

Kyeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Egjipt, në një vizitë zyrtare. Ai është takuar me homologun e tij Mostafa Madbouly dhe Presidentin Abdul-Fattah Sisi.

Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka nënshkruar disa marrëveshje:

Marrëveshjet e nënshkruara:

Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit

Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit

Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian./albeu.com

 


Shtuar 23.10.2021 16:16