Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan për rritjen e pagës minimale.
Rama u kërkoi të rrisin pagat, ndërsa shtoi se vetëm kështu mund t’i mbijetohet luftës së egër, asaj të mungesës së krahut të punës.
Rama gjithashtu theskoi se mungesa e punëtorëve është një fenomen jo vetëm në Shqipëri, por të të gjithë Europën.
“Nëse ne nuk do t’i mbijetojmë luftës më të egër që sapo ka filluar në Evropë, ajo për krahun e punës. Kur kam takuar kancelarin gjerman i kam folur për çështjen e mjekëve dhe të infermierëve por që Gjermania të jetë kjo që jetë duhet që të ketë 7 milionë plus krahë pune prurje, që do të thotë që është në mendjen e çdo dite të Gjermanisë dhe të gjithë vendeve të tjera të zhvilluara, edhe pse Italia lufton me emigracionin e paligjshëm vijon që të flasë për hapje dyersh për punëtorët.
Olta tha se jemi të tretët për pagën më të ulët minimale, dhe një nga dy vendet që e ka më të lartë se ne e ka borxhin 105%, dhe kanë problem financimin, por ne e kemi bërë llogarinë që të financojmë këtë dhe ta rrisim më tutje. Shikoni ushtrinë tonë që ishte qameti i klubit të madh , dhe sot ushtria jonë, në rajonin ku ka tre anëtarë të NATO-s është e para nga paga. Ne na duhet që ti kemi njerëzi tanë që ti kryejnë misionet këtu.
Duhet që të kemi një aleancë shumë të qartë që nuk duhet që të jetë e bazuar në gjoba e shtrëngesa, pasi kjo është luftë që ne duhet që ti mbijetojmë të gjithë së bashku. Dhe në një pjesë të kohës ku biznesi do të dalë jek e jek duhet që të jetë shumë i lumtur. Paga minimale e jona sot është bërë 40 mijë lekë në vitin 2023, ndërkohë që në parashikimin programatik të PS-së dhe të asaj partisë tjetër që duke qenë se nuk kanë gjë në dorë do të bëj këtë e do bëj atë thotë se do e bëja. Dhe ata në programin e tyre elektoral ku kishte trena me energji elektrike e çfarë nuk kishte paga minimale ishte 35 mijë lekë, kurse ne e bëmë 40 mijë. Do ta rrisim dhe e çojmë në 45 mijë lekë deri në 2025 dhe po nuk shkoj 60 ne jemi duke luftuar kundër kohës. Lufta kundër kohës është e tmerrshme, kemi dyfishuar të ardhurat për frymë e kemi filluar me 3300 euro, sot jemi me 6400, por po nuk shkuam në 10 mijë euro për frymë nuk kemi të ardhme”, tha Rama.