Rama sulmon Albin Kurtin në sy të Angela Merkel: Kosova bën teori konspiracioni!

Kryeministri Rama po mban një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Kosova më në krye Albin Kurtin po bën teori konspirative për Open Balkan.

Rama: Të 6 vendet nënshkruajnë marrëveshje për tregun e përbashkët rajonal. Është proces i ngatërruar. Shpesh herë një vend bëhet shkak që të gjithë të ngecin.

Prandaj Open Ballkan është hapur jo për të përjashtuar njëri, por për të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit. Por duke ecur para duke pasur “roadmap” e procesit të Berlinit.

Çfarë ka? 4 Liritë dhe investimet e fondit. Serbia nuk e pranonte lirinë e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se ajo mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Kosova nuk e shfrytëzon këtë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. /albeu.com/


Shtuar 14.09.2021 15:29