Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët shqiptarë janë me notat më të larta kur shkojnë në universitetet e huaja në raport me studentët vendas atje. Gjatë fjalës së tij në kongresin e Nanoteknologjisë të mbajtur ditën e sotme për arsimin në Shqipëri, Rama tha se ky raport vjen si pasojë e fuqizimit të bazës mësimore të nxënësve në gjimnazë. Por në lidhje me universitetet në Shqipëri, Rama theksoi se ka ende shumë punë për të bërë.
“Është një ide legjitime për të synuar universitetet më të mira europiane dhe është fakt që shqiptarë, vajzat dhe djemtë që mbarojnë të mesmen në Shqipëri shkëlqejnë në universitete më prestigjoze dhe kanë mesataret më të larta të studentëvë të huaj. Kjo tregon se baza në arsimim është fuqizuar por na vë para përgjegjësisë që të fuqizojmë univeristetin. Kemi shumë drejtime ku të punojmë duke rritur kapacitetet dhe rezultatet. Dua ta mbyll me një koment mbi një nismë të përbashkët mes Shqipërisë dhe Holandës për të angazhuar bashkësinë europiane në një drejtim ky synojmë konkretizim të vizionit’, tha Rama./albeu.com