Ana feston sot ditëlindjen, urimi emocionues i Bes Kallakut për të motrën (FOTO LAJM)

Ana Kallaku, është tashmë një fytyrë publike. Moderatorja ka programin e saj “Jeto me Orën”, por nuk mund ta mohojmë se një pjesë e mirë e identifikojnë ende si motra e Bes Kallakut.

Sot për to është festë pasi Ana feston ditëlindjen. Patjetër që urimi i Besit nuk ka munguar dhe ishte ndër të parët.

“Urime ditëlindjen dashni gjaku”, ka shkruar ai shoqëruar me një foto me të motrën.

Ana Kallaku është nënë e dy fëmijëve, vajzës 7 vjeç dhe një djali 3 vjeç./albeu.com/