Rama sikletoset nga studentja në Kosovë: Jeni ikonë e modës!

Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede në Kosovë ka shkëmbyer batuta me një studente, e cila e ka cilësuar atë një “ikonë e modës”.

Pjesë nga biseda në Prishtinë:

Vajza: Përshëndetje, dua të shpreh atë që mendoj sa herë dilni në TV. Jeni ikonë e modës. Komplimenta.

Rama: Kur ti ka dhënë natyra dhe zoti nuk ke nevojë me u saju. Kur ti ka dhënë zoti të gjitha nuk ke nevojë të sajohesh. Vjen nga halli kjo gjë.

Studenti: Përshëndetje, dua t;iu uroj mirëseardhje në Universitetin e Prishtinës.

Rama: Shumë herët u kujtove. Unë po iki tani.

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kishit dy ministra nga Kosova, por tani asnjë . Ccfarë ndodhi?

Rama: Do bëhem kosovar vetë këtë mandat të tretë. Mos qeshni se unë po e thashe diccka e bëj. Nuk vij të bëj fushatë këtu mos kini frikë.

Organizatori: Ky eshte Libër simbol i studentëve të Prishtinës. Tregon rezistencën e studentëve.

Rama: Shume faleminderit! /albeu.com/


Shtuar 27.09.2021 18:08