Rama flet për shqiptarët e Kosovës në Shqipëri: Trajtoheshin si arabë!

Kryeministri Edi Rama ka folur për shqiptarët e Kosovës që duan të jetojnë në Shqipëri.

Rama deklaroi se qeveria ka lehtësuar qëndrimin dhe njohjen e diplomave të shqiptarëve të Kosovës, duke deklaruar se nuk ka nevojë më për dokumenta, por me anë të një procedure të shkurtër merret një leje qëndrimi pa afat.

Edi Rama: Një nga pikat që kemi diskutuar sot ka qenë për arsimin, kemi probleme që lidhen me njohjen e diplomave, me kontradikta mes ligjeve këtu e në Shqipëri, lejet e qëndrimit, Shqipëria i ka hequr, për çdo qytetar të Kosovës që vjen në Shqipëri, nuk ka më nevojë për dokumenta, për një procedurë të shkurtër merret një leje qëndrimi pa afat.

Për lejet e punës….kishte një absurditet në legjislaturën tonë sepse ishin trajtuar sikur të ishin arabë. Ne e hoqëm dhe u dhamë të drejtat njësoj siç funksionon e thashë edhe më përpara, siç është në BE.

Me të njëjtat rregulla sepse mes shqiptarësh kishte një histori rregullash e letrash që përzihen me bakshishe, me miq e kushëri. Në këtë aspekt e kemi çliruar këtë gjë. Aspekti tjetër është sa mund ta zgjerojmë këtë gjë. Kemi një sërë projektesh ku do të fusim një sërë univeristetesh. Do të fusim dhe uiversitetin Teknik të Stambollit. /albeu.com/

 


Shtuar 27.09.2021 18:00