Skandali me të dhënat e shqiptarëve, Rama: Patronazhistët i krijova unë!

Rrjeti i patronazhimit në PS është ngritur qëkur PS ishte në opozitë. Në studion e emisionit “Arnautistan”, në MCN TV, kryeministri Edi Rama tha se ai vetë është autori i këtij rrjeti. Rama shtoi se ajo që është publikuar në media nuk është sistemi me të cilin punon PS-ja.

“Kam parë gjithë gjullurdinë me deklarimin e pasurisë. Ishte pasqyrë e një injorance të frikshme. Rrjeti ynë i patronazhimit është ngritur kur kemi qenë në opozitë. E kam krijuar unë para zgjedhjeve të vitit 2009. Në këtë gjullurdi është futur dora e Ilir Metës, Saliut dhe partive përballë nesh. Ne nuk i kemi ashtu pasqyrat e patronazhimit. Nuk kemi në to kartën e identitetit. Ne kemi kode speciale të vendosura aty për arsye të sistemit tonë. Karta e identitetit e një shqiptari është bosh. Nuk ka të dhëna. Nuk ka të dhëna. Nuk më rezulton që të ketë policë patronazhistë”.

Shtuar 22.04.2021 08:04