Pasditen e sotme, Edi Rama ishte në qytetin e Durrësit në kuadër të ditës së fundit për fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në fjalën e tij përpara të pranishmëve që kishin mbushur stadiumin “Niko Dovana” komentoi me nota humori, por edhe e sulmoi hapur PD-në dhe opozitën. Edi Rama u premtoi durrsakëve se do të bëjë portin turistik në mandatin e tretë.
“Durrësi do të bëhet Dubai i Mesdheut. Marina e Durrësit do të jetë e binjakëzuar ma marinën e Dubait. Kur të shikojnë cfarë ushqimesh kemi ne, mish të freskët, do i thonë Nusretit, nuk duam më me të parë me sy. Qeshni, qeshni, këtu do të jemi. Do të vij prapë në 2025 dhe do u them a e mbani mend” tha Rama.
“Mua më njihni, e dini që i rri punës mbi kokë, ditë natë. Nuk jam aq i mirë sa për t’u marrë për dhëndër, por shyqyr jam i martuar, nuk kam dalë për të kërkuar nuse, jam shumë i lumtur me gruan që kam. Kush nuk më pëlqen të lëvizë telekomandën. Nuk i pëlqejnë çitjanet e mia? Unë një copë katunar jam, këta modernët të shikojnë pantallonat e Likes, të Saliut, ato këpucët e Lulit që duken sikur nuk kanë këmbë brenda dhe nuk kanë nevojë të më pëlqejnë mua për top model. Për gamor pune si unë nuk keni” tha Rama.