Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i Bypass-it të Vlorës, një segment i rëndësishëm për jugun që lehtëson ndjeshëm trafikun.
Rama shkruan se pritet të hapet këtë sezon turistik.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/677275320022109
“MIRËMËNGJES
dhe me Bypass-in e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se verën e kaluar, bypass-i u hap edhe pse nuk kishin përfunduar ende. Rruga ishte funksionale vetëm gjatë verës, dhe pas sezonit u mbyll./albeu.com