Rama propozoi rezolutën për Asosacionin, ambasadori britanik në Prishtinë: Kosova ta dëgjojë edhe Shqipërinë

Ambasadori Britanik i Kosovës, Nicholas Abbott ka deklaruar se nuk është njohur ende me draft-statutin që qeveria shqiptare i ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz për Asociacionin.

Pavarësisht kësaj, Abbott thekson se çdo propozim për shtensionimin e situatës është i mirëpritur. Në gjykimin e tij, lidhur me situatën e vështirë në të cilën ndodhet Kosova, kjo e fundit duhet të dëgjojë edhe këshillën e shqipërisë.

Abbott: Kjo është një kohë e vështirë. Dhe mendoj se do të ishte plotësisht normale që Kosova të dëgjojë këshilla që vijnë nga miqtë dhe partnerët e saj. Shqipëria është një vend që është shumë afër Kosovës. Dimë që do të ketë bisedime qeveritare javën tjetër, jam i sigurtë që do të ketë shumë çështje në tryezë. Këshilla ime për qeverinë do të ishte që t’i dëgjojnë të gjitha këto, të gjejë rrugën e duhur përpara, por një (rrugë) që tregon mirëkuptim, për shqetësimet e miqve të saj.

Ditën e djeshme, në një konferencë urgjente me gazetarët, kryeministri i vendit, Edi Rama bëri me dije se ka propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi.

Rama tha se Kosova duhet të dëgjojë ndërkombëtarët në hapat e saj, ndërsa sipas tij qëndrimi i Serbisë dihet tashmë.

“Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha“, tha Rama./Albeu.com.


Shtuar 9.06.2023 11:15