Specialja apo Presidenti?” – PDK-ja dhe LVV-ja ende larg koalicionit, analistët shpjegojnë skenarët e mundshëm

Pas takimit të fundit ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, çështja e një bashkëpunimi të mundshëm mes këtyre dy forcave kryesore politike është kthyer sërish në qendër të vëmendjes publike.

Të lidhura

None found

Në thelb të debatit qëndron projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, për të cilin PDK-ja është deklaruar e gatshme ta diskutojë dhe votojë, ndërsa përveç kësaj, në takimin mes tyre është biseduar edhe për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të vendit.

Në një prononcim para gazetarëve përpara seancës parlamentare, Hamza ka bërë të ditur se tema e presidentit u përmend në takim me Kurtin, por sipas tij nuk u diskutuan emra konkretë.

“Nuk kemi hyrë në emra, nuk e kemi diskutuar. Nëse ligji kalon, jemi të hapur për çështje të tjera”, ka thënë Hamza.

Kjo deklaratë e tij ka ngritur dyshime nëse miratimi i projektligjit për Specialen mund të jetë hapi fillestar për një bashkëpunim më të gjerë mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos në një periudhë kur çështja e kreut të ri të shtetit përbën një nga pikat më të nxehta të agjendës politike.

Nga ana tjetër, LVV-ja ka bërë të qartë se një bashkëpunim për tema të veçanta nuk duhet të kuptohet si shenjë e gatshmërisë për një marrëveshje të përgjithshme politike me PDK-në.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar se nuk e konsideron të nevojshëm ndonjë koalicion me PDK-në, duke shtuar se dy partitë mund të bashkëpunojnë për çështje specifike pa pasur domosdoshmërisht një partneritet qeverisës.

“Për të pasur një qëndrim të përbashkët në lidhje me 16 shtatorin, nuk kemi nevojë për koalicion. Kemi nevojë për veprime të përbashkëta, harmonizim për çdo veprim që kemi përpara, kontribut prej secilës palë”, është shprehur Hoxha.

Ajo ka qenë edhe më eksplicite kur u pyet për mundësinë e një koalicioni me PDK-në.

“Megjithatë, nuk e shoh të nevojshme ndonjë koalicion me PDK-në, jo në këtë fazë. Kjo ka të bëjë me vendimin, por edhe me qëndinin tonë ndaj PDK-së. Mund të bashkëpunojmë në lidhje me kundërshtimin e vendimit të padrejtë të 16 shtatorit. Por nuk i shoh si partnerë qeverisës. Ky është qëndrimi im personal” – u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Këto deklarata kanë shtruar pyetjen në skenën politike nëse PDK-ja dhe LVV-ja po drejtohen drejt një kompromisi të kufizuar për temat konkrete, apo nëse takimi Kurti-Hamza mund të jetë hapi i parë i një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

Nga njëra ana, PDK-ja ka lënë të hapur mundësinë për të diskutbar edhe çështje të tjera pas miratimit të ligjit për Specialen, ndërsa nga ana tjetër, LVV-ja ka theksuar se bashkëpunimi parlamentar nuk duhet të kthehet domosdo në koalicion ose partneritet në qeverisje.

Kjo e bën veçanërisht të rëndësishme çështjen e zgjedhjes së presidentit. A mund të arrihet një konsensus për kreun e shtetit pa një marrëveshje më të gjerë mes PDK-së dhe LVV-së? A mund të bëhet projektligji për Specialen pikënisja e një marrëveshje më madhe politike?

Qarri: Është momenti i fundit për marrëveshje PDK-LVV

Image

Analisti Gani Qarri, kur u pyet nga “Bota sot” për këtë zhvillim politik, vlerëson se pas takimit Hamza-Kurti dhe në prag të zgjedhjes së presidentit të ri, është koha që partit të shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshje më gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, nuk duhen synuar vetëm dakordime të pjesshme, por një marrëveshje që do të zgjinte disa nga çështjet kryesore institucionale të Kosovës.

“Pas tashmë të së dielës mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, ndërsa kanë mbetur edhe 1 javë për zgjedhjen e presidentit të ri, çështja e projektligjit për Dhomat e Specializuara është kthyer në qendër të zhvillimeve politike. Prandaj është koha e fundit të konsiderohen mundësitë, jo për marrëveshje të pjesshme, por për një marrëveshje gjithpërfshirëse parimore, në mënyrë që të dyja çështjet të gjejnë zgjidhje në kohë reale.”

Qarri paralajmëron se mungesa e një dakordimi mund ta çojë Kosovën sërish në zgjedhje të parakohshme, pa garanci se një proces i ri do të zgjaste problemet.

“Përndryshe Kosova deri në mes të nëntorit mund të detyrohet, pa nevojë, të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme, të cilat përsëri nuk ka siguri se do të sjellin zgjidhjen e problemit që prej kohësh mban pezull krijimin dhe kompletimin e institucioneve, duke përfshirë edhe presidentin e shtetit, për qartësimin e gjendjes dhe garantimin e një qeverisje stabile të Kosovës në mandatin e ardhshëm.”

Sipas tij, statusi është edhe më i komplikuar për shkak të pasigurisë rreth hapave institucionalë nëse dështon zgjedhja e presidentit.

“Më e keqja është se tani kur ka mbetur më pak se një javë afat për zgjedhjen e kreut të shtetit, as në këtë kaotizëm paqartësish politike me të cilin kërcënohet vendi, nenet aktuale juridike të Gjykatës Kushtetuese nuk parashikojnë zgjidhje adekuate dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë për mënjanimin e shpejtë të problemit, nëse edhe pas përfundimit të afatit ligjor, Kuvendi dështon ta zgjedhë Presidentin e ri…”

Qarri e sheh deklaratën e Hamzës si sinjal pozitiv që mund të krijojë hapësirë për përafrim midis PDK-së dhe LVV-së.

“Ajo që kësaj here krijon më shumë shpresë se herët e kaluara është deklarata e kryetarit të PDK-së se në takimin me kryeministrin Kurti, sipas Hamzës, u diskutua çështja e zgjedhjes së presidentit, dhe se partija tij është e gatshme të bisedojë edhe për këtë temë me Lëvizjen Vetëvendosje, si dhe deklarimi i shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, se edhe LDK është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit.”

Ai vlerëson se gjendja e krijuar nga vendimi në Dhomat e Specializuara mund të krijojë hapësirë për afrim më të madh të partive parlamentare.

“Metamorfoza e tanishme politike dëshmon se gjendja e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale ka ndikuar në masë të dukshme në përafrimin e qëndrimeve të partive kryesore në Kuvend – pozitë dhe opozitë – një përafrim i mirëpritur që mund të çojë më në fund edhe në zgjedhjen e presidentit dhe në përfundimin e ngërçit politik e bllokadës së gjatë të institucioneve shtetërore.”

Qarri insiston që, në kushtet aktuale, nuk mjafton vetëm një marrëveshje për një çështje të vetme.

“Me këtë rast duhet theksuar se, megjithëse ndërmjet subjekteve ka ende dallime të mëdha partiake, pas verdiktit dënues të Dhomave të Specializuara, është tejet e nevojshme dhe moment vendimtar që ndërmjet partive kryesore parlamentare të arrihet jo një dakordim i thjeshtë vetëm për çështje të caktuara, por veçanërisht ndërmjet PDK-së dhe LVV-së, është e domosdoshme një marrëveshje e vërtetë dhe e qartë politike…”

Ai përmend edhe nevojën për bashkëpunim institucional në lidhje me procedurat e mëtejshme juridike.

“Situata në të cilën ndodet aktualisht Kosova, pas vendimit drakonik të Dhomave të Specializuara, nuk lejon dakordime të pjesshme as kufizime vetëm për çështje të caktuara, por obligon partitë parlamentare dhe tërë spektrin politikë të vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse…”

Në fund, Qarri paralajmëron pasoja politike nëse partite nuk arrijnë kompromis për zgjedhjen e presidentit dhe kompletimin e institucioneve.

“Pra, nëse edhe në gjendjen e paqartë aktuale, në të cilën ndodhemi si vend nga presioni i jashtëzakonshëm i shkaktuar nga vendimi dënues në Gjykatën Speciale, PDK dhe AAK bëhen përsëri pengesë për zgjedhjen e Presidentit, si dhe i kundërvënë krijimit të institucioneve stabile të shtetit, për shkak të tyre, Kosova rrezikon përsëri të mbetet pa institucione shtetërore dhe të përballet me ngërc institucional dhe përsëritje të vazhdueshme të zgjedhjeve të parakohshme…”

Halilaj: Presidenti nuk duhet të jetë rezultat i pazareve

Ndryshe prej Qarri, anëtari i Guxo-s dhe jurist Gazmend Halilaj e sheh me më shumë rezervë mundësinë e një marrëveshje të gjerë politike mes PDK-së dhe LVV-së.

Sipas tij, duhet bë një dallim i qartë mes një mundësie parlamentare për një çështje konkrete dhe një marrëveshjeje politike ndërmjet dy partive.

Image

“Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, ka rikthyer në diskutim publik çështjen e mundësisë së një dakordimi mes dy subjekteve politike. Në qendër të këtij diskutimi janë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe procesi i zgjedhjes së presidentit.”

Halilaj për “Bota sot” nënvizon se një dakordim për një çështje të caktuar nuk duhet të interpretohet automatikisht si koalicion politik.

“Nga këndvështrimi im si jurist, duhet bërë një dallim i qartë mes një dakordimi parlamentar për një çështje konkrete dhe një marrëveshje politike mes dy partive. Fakti që dy subjekte mund të kenë qëndrime të përbashkëta për një çështje të caktuar nuk nënkupton domosdoshmërisht themelimin e një koalicioni ose ndryshimin e raporteve të tyre politike.”

Sipas tij, edhe ndryshimet eventuale në ligjin për Dhëmat e Specializuara duhet të trajtohen me argumente juridike dhe interesi institucional.

“Çështja e Dhomave të Specializuara është një çështje me rëndësi të veçantë juridike dhe institucionale. Për këtë arsye, çdo ndryshimit të ligjit duhet të trajtohet mbi bazën e argumenteve juridike dhe interesit institucional, e jo si monedhë shkëmbimi për interesa të tjera politike.”

Në lidhje me zgjedhjen e presidentit, Halilaj kërkon një proces transparent dhe konsensus sa më të gjerë parlamentar.

“Po aq e rëndësishme është që çështja e zgjedhjes së presidentit të mos reduktohet në një marrëveshje të fshehtë midis dy partive. Presidenti është institucion kushtetues dhe procesi i zgjedhjes së tij duhet të ndërtohet mbi një konsensus sa më të gjerë parlamentar”, ka konsideruar ai.

Ai theksin se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së mund të vazhdojnë të ekzistojnë edhe nëse palët gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje të caktuara.

Por, Halilaj e sheh si problematike mundësinë që një çështje institucionale të shndërrohet në shkëmbim politik.

“Kjo nuk do të thotë se PDK-ja dhe LVV-ja duhet të pajtohen për gjithçka. Përkundrazi, në një demokraci parlamentare është normale që partitë të kenë dallime të thella politike dhe njëkohësisht të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje të caktuara shtetërore.

Ajo që do të ishte problematike do të ishte që një çështje institucionale të shndërrohej në një paketë pazari politik, ku vota për një ligj të caktuar të kushtëzohu me poste, interesa partiake ose marrëveshje që nuk janë bërë publike.”

Në përfundim, ai thekson se kompromisi institucional nuk duhet të barazohet me një marrëveshje të përgjithshme politike.

“Në këtë kuptim, dialogue mes subjekteve politike është i domosdoshëm, por po aq i domosdoshëm është ruajtja e dallimit midis kompromisit institucional dhe marrëveshjes politike”, përfundoi Gazmend Halilaj pë “Bota sot”.


Shtuar më 29.09.2026 11:45

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet