Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Skemën Kombëtare të Prodhimit Vendas në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ishte e pranishme ministrja e bujqësisë dhe pedagogë.
Rama tha se ky projekt nuk po bëhet që të ndalet tani, por që të përmirësohet në vazhdim.
“Është kënaqësi çdo vizitë që bëj këtu, kur kam ardhur për herë të dytë rektori më tha je i pari kryeministër që vjen në këtë universitet. Çdo herë është kënaqësi sepse ka diçka të re që ndodh.
Jemi këtu për një program që është eksperienca e parë në 40 vjet. Me këtë program hyjmë në një fazë të re, nuk është një nsihmë që bëhet tani dhe ndalet tani, por është diçka që duam të mbetet në vazhdimësi dhe të përmirësohet e të plotësohet me komponent të tjerë.
Një nga komponentët që duhet të plotësohet është që gjithë dejtuesit e strukrtures tonë të ndjekies se prodhimit bujqësor, duhet të vijnë këtu të bëjnë kurse natën”, tha Rama.