Rama prezanton aneksin “Prania Besnike” dhe paralajmëron PS-në: Partitë që nuk dëgjuan qytetarët përfunduan në humbje

Kryeministri Edi Rama prezantoi para anëtarëve të Partisë Socialiste aneksin “Prania Besnike”. Përmes shembujve nga historia politike europiane dhe botërore, ai u kërkoi socialistëve të dëgjojnë vazhdimisht qytetarët që i kanë votuar, duke theksuar se partitë që kanë qeverisur me “veshë të mbyllur” janë përballur me disfata.

Rama tha se mbledhja e zgjeruar po vijonte në formën e një bashkëbisedimi. Sipas tij, socialistët kanë tashmë në duar dokumentin strategjik “Besa”, ndërsa “Prania Besnike” është aneksi i tij dhe përqendrohet vetëm te partia.

Të lidhura

None found

“Sot dua të flas për makinerinë tonë të partisë. Me reflektimin e pasqyrës së bulevardit të flamingove, kalova pak kohë edhe në varrezat ku prehen historitë e partive që fituan gjithçka, por më pas humbën fitoret e vazhdueshme. Të gjithë gurët në ato varreza mbajnë të njëjtin mbishkrim: pushteti ua humbi dëgjimin”, u shpreh ai.

Kryeministri solli si rast partinë e Barack Obamës, e cila kishte 200 patronazhistë dhe 13 milionë adresa të njerëzve të lidhur me kauzën. Tre muaj pas fitores, rrjeti u vendos në funksion të agjendës së Shtëpisë së Bardhë. Në zgjedhjet e mesmandatit, makineria që kishte mahnitur botën pësoi një nga goditjet më të rënda, ndërsa Obama e pranoi këtë si një prej dështimeve më të mëdha.

Një tjetër shembull ishte Partia e Punëtorëve në Brazil, e cila kishte zbatuar në Porto Alegre buxhetimin me pjesëmarrje. Anëtarët përcaktonin se ku do të përdoreshin fondet dhe populli e votoi partinë për katër mandate radhazi. Më vonë, ajo fitoi Brazilin, por forca politike që i mësoi botës rëndësinë e dëgjimit humbi qytetin e vet.

Në Europë, Rama përmendi Emmanuel Macronin, i cili e ngriti partinë në kohë rekord përmes 5000 vullnetarëve. Qytetarëve iu drejtuan pesë pyetje të hapura rreth asaj që nuk funksiononte në Francë dhe përgjigjet e tyre u shndërruan në program.

Ai iu referua gjithashtu Podemos-it në Spanjë, që arriti në gjysmë milioni anëtarë, por në momentin e votimit morën pjesë vetëm 19 mijë. Ndërsa “5 Yjet”, sipas tij, u tall me partitë tradicionale dhe hartimin e programit ia besoi një kompanie private; kur nisën debatet, mbeti në koalicion.

“Pesë vende dhe pesë parti, por e njëjta sëmundje. Filluan duke dëgjuar, më pas qeverisën me veshë të mbyllur; u ngjitën me shpejtësi dhe po aq shpejt ranë. Në dukje të parë, kjo tingëllon si ‘Prania Besnike’, ashtu siç dallohen syri dhe veshi i sëmurë nga ata të shëndetshëm. Ndihmësi i partisë quhet sekser dhe populli e di se dyert e zyrave hapen me çelësin e sekserit”, deklaroi Rama.

Sipas tij, ndryshkja mund të duket si një proces i pashmangshëm, por në të vërtetë nuk është i tillë. Ai nënvizoi se kjo ka ndodhur edhe kur partitë janë dukur se shkëlqenin, si në rastin e Partisë Socialdemokrate në Suedi.

Rama përmendi edhe partinë në Singapor, e cila zbaton prej më shumë se 60 vjetësh një rregull të pandryshuar. Takimet fillojnë në mbrëmje dhe mbyllen në mesnatë, ndërsa ata u dërgojnë letra. Njerëzit paraqiten sikur të shkonin në kishë apo në xhami, me qëllim që të dëgjohen nga përfaqësuesit e zgjedhur.

“Në këtë kuadër, PS-ja nuk mund të jetë as zyra e Punteros, as kishë dhe as nostalgji për partitë e masave të së shkuarës”, përfundoi ai.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet